Fryjmë balonën me ujë të ngrohtë

Fëmijët janë zbulues të vërtetë. Sot do të bëjnë një eksperiment. Për ta realizuar eksperimentin na duhet vetëm një shishe e zbrazërt, një balonë e pafryrë dhe pak ujë të ngrohtë.

Të nxisim të menduarit kritik te fëmijët duke provuar këtë eksperiment.

Të largojmë kapakun e shishes së zbrazur dhe të vendosim në kokën e shishes një balonë të pafryrë si në foto. Këtë shishe fëmija juaj e vendos në një enë/tas/kovë me ujë të ftohtë fillimisht dhe pyeteni se a vëren ndonjë ndryshim, apo?. Prisni dy minuta së bashku dhe pyeteni fëmijën a vëren ndryshime.  Më pas vendoseni këtë shishe në një enë me ujë të ngrohtë/të vakët dhe kërkoni që fëmija të vërejë ndryshimin që po ndodh. Balona do të fryhet nga ajri që nxehet brenda shishes së zbrazët.

Më pas, kur e largoni shishen nga uji i nxehtë, futeni në frigorifer dhe do të shihni që balona zvogëlohet menjëherë pas 3 minutave.