Mbushe shportën

Kësaj radhe fëmija do të mbushë shportën ndryshe. Kjo është një  lojë ku përveç zhvillimit të muskujve të vegjël të këmbëve, zhvillohet edhe përqendrimi dhe durimi për ta çuar një punë deri në fund.

Do t’ju duhen kapakë të shisheve plastike, guralecë, toptha të vegjël prej letre [mjafton ta bëni letrën shuk], apo çdo objekt të vogël. Mund të pwrdorni edhe ngjyra të drurit.

Vendoset një shportë apo ndonjë enë e zbrazur në dysheme. Fëmija pa çorape përpiqet që me gishtat e këmbëve të kapë kapakun (guralecin, ngjyrën e drurit) dhe ta bartë atë  deri tek ena (shporta).

Njëherë kapakët dhe ena lihen më afër.

Pasi të grumbullohen të gjithë kapakët loja vazhdon duke i shpërndarë kapakët dhe duke e larguar enën pak më shumë.