Gjurmë me ngjyra

Sot loja që do të zhvilloni së bashku, zhvillon kreativitetin e fëmijës. Duke përdorur ngjyra do të punoni gjëra të ndryshme që do t’iu duhen për piknik. Mund të zgjidhni të realizoni një ose më shumë nga aktivitetet e prezantuara:

– Duke përdorur një copë materiali të bardhë, apo letër të bardhë, dhe ngjyra të kuqe dhe të verdha, fëmija mund të punojë shtrojën (mbulesën) e piknikut.

– Copës së materialit apo letrës së bardhë i vendosni përmbi një enë plastike me katror, ose mbi të ngjisni ngjitës për të formuar kubikë të vegjël sikur në fotografi. Fëmija ngjyros sipër me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë. Në fund e largoni enën apo ngjitësin dhe shikoni se si copa apo letra është ngjyrosur për të modeluar një mbulesë tavoline apo shtrojë pikniku.

Shtrojën e piknikut mund ta bëni edhe duke përdorur letër me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, sikur në fotografi, apo në formë kolazhi.

– Prisni disa forma të thjeshta ushqimesh nga letra me ngjyra, apo jepini fëmijës t’i ngjyrosë, p.sh banane me ngjyrë të verdhë, rrush më ngjyrë vjollcë, portokaj me ngjyrë portokalli, senduiç me ngjyrë kafe etj. Në fund fëmija mund t’i ngjisë me ngjitës në shtrojën e punuar më parë.

Në piknik mund të prisni edhe milingona (buburreca)! Priteni letrën në formë pantallonash, dhe me gishtin e tij të ngjyrosur fëmija pikturon trupin e milingonës dhe pastaj vizatoni vijat për të paraqitur këmbët.

Së bashku me fëmijën mund të përgatisni po ashtu një tortë me boronica, sikur në fotografi, ose të bëni gjurmët e shalqirit. Për këtë ju nevojitet të preni një shpuzë në formë trekëndëshi, lyejeni me ngjyrë të kuqe dhe jepjani fëmijës të bëjë gjurmët në letër. Me gisht pastaj ai shton farat me ngjyrë të zezë dhe lëvoren me ngjyrë të gjelbër.