Formojmë dritat me gjurmë gishtash

Materialet dhe mjetet: letër, ngjyrë.

Zhvillimi i aktivitetit: Në një letër vizatoni disa vija të lakuara sikur në fotografi. Ofroni fëmijës ngjyra të ujit dhe filloni duke i treguar se si të formojë dritat e dekorit me anë të gjurmës së gishtave. Vendoseni punimin në një vend të dukshëm. Pas kësaj, dilni jashtë me fëmijën tuaj dhe shikoni dritat e vendosura në qytet/fshat.