Loja me borë

Zhvillimi i aktivitetit: Nëse ka rënë borë, visheni fëmijën tuaj dhe dilni të luani së bashku. Lejojeni të luajë me borën, ta prekë, edhe ta fusë pak në gojë, të shtrihet në të e të përpiqet të ecë…Nëse nuk ka borë, ju sot mund të hidhni pak kripë të trashë [ose çfarëdo materiali tjetër të bardhë] në një legen plastik dhe lejojeni fëmijën të luajë aty duke qëndruar afër tij/saj. Lejojeni ta ndjejë në duar e në këmbë, e më pas mund t’i ofroni edhe disa lodra.