Formësojmë brumin

Zhvillimi i aktivitetit: Brumi i gatuar në shtëpi është një material shumë i përshtatshëm për fëmijët e vegjël dhe lojën e tyre. Nëse vendosni t’i shtoni edhe ndonjë ngjyrë natyrale, bëhet edhe më interesant për fëmijën. Ofrojani fëmijsës këtë dhe lejojeni të luajë me të… gjithçka që fëmija do të bëjë me të, është në rregull. Qëllimi është që fëmija ta shtypë, ta tërheqë, t’i ngjitet nëpër gishtat e vegjël e të përpiqet ta largojë. Ju mund të qëndroni përballë tij/saj dhe të ofroni modelin se çfarë të bëjë me brumin… por edhe nëse fëmija nuk ju ndjek është në rregull.
Nëse është babai sot në shtëpi me fëmijën dhe nuk mund ta bëjë brumin, le ta mbledhë rrumbullak një material të butë, për shembull një bluzë të vjetër dhe lejojeni fëmijën ta tërheqë, ta shprishi, etj. Ju sigurojmë që do të kënaqet. Ose hidhni në një tas pak shkumë rroje ose shkumë sapuni dhe lejojeni të kënaqet me të [qëndrojini afër për të mos e lejuar që ta fusë në gojë].