Banda familjare

Zhvillimi i aktivitetit: Këndoni këngë me foshnjën tuaj dhe krijoni instrumente muzikore nga sende të sigurta që i gjeni nëpër shtëpi. Për shembull, vendosni kopsa ose rruaza brenda një shisheje bosh për të krijuar tinguj të ndryshëm. Ju mund të vendosni çkado që dëshironi në kutitë e vogla të lodrave dhe më pas mjafton t’i vendosni një bisht që fëmija të mund ta mbajë e ta tundë.  Luani të gjithë në familje. Muzika ndihmon në zhvillimin ndijor dhe shishja stimulon shumë mirë aftësitë motorike. Pjesa më e rëndësishme është që të bëheni kreativ dhe – natyrisht – të argëtoheni së bashku me fëmijën!