Dielli im e ngrohë tërë botën
Materialet dhe mjetet: Makarona dhe ngjyra
Zhvillimi i aktivitetit: Vera po vjen dhe fëmijët tanë çdo ditë e më shumë janë të gëzuar për të mirat që na sjell vera. Të vishemi, të dalim në oborr dhe të luajmë me ujë janë gjërat që fëmijët tanë pëlqejnë më së shumti. Pyetjet e tyre për verën zakoisht janë të natyrës: “Kush na ngroh neve kaq shumë? Pse gjatë verës nuk bie shi? Sa zgjat vera?”
Prindër të dashur, i jepni përgjigje secilës pyetje të fëmijëve tuaj sa më konkretisht që mundeni. Ata nuk mund të kenë imagjinatë shumë të zhvilluar nëse i jepni përgjigje shumë të komplikuara, andaj i jepni përgjigje të thjeshta. Këtë aktivitet e filloni duke i treguar fëmijëve që dielli na ngroh gjatë verës më shumë se në stinët e tjera sepse ndodhet më afër nesh dhe në qiell duket me i madh gjatë verës. I thoni fëmijëve: “Eja edhe ne së bashku ta punojmë diellin tonë që na ngroh shumë. Disa makarona filloni t’i ngjyrosni me ngjyrë të verdhë, dhe nëse nuk keni ngjyrë të verdhë, edhe mustarda në kuzhinë mund t’ju ndihmojë në këtë aktivitet. Pak mustardë dhe një brushë ju mjafton për t’i ngjyrosur makaronat të cilat do t’i përdorni në aktivitet. Pasi ngjyrosen, vendosini makaronat në diell që të thahen, dhe kjo në mënyrë që t’i vendosni afër diellit që do ta vizatoni. Më pas, vendosni mbi fletë kapakun e një tengjereje të rrumbullakët dhe fëmija juaj të mundohet ta vizatoje formën e rrumbullakët duke përcjellur në mënyrë rrethore kapakun. Kështu fëmija të vazhdoj të ngjyrosë rrethin e verdhë dhe me pas sikur në fotografinë më poshtë, t’i vendosë rreth me rreth makaronat e ngjyrosura më parë. Ju keni formuar një diell që ngroh gjithë familjen tuaj.