Një udhëtim me trenin tim

Materialet dhe mjetet: pako kartoni (hamer) fletë e bardhë A4, letra me ngjyra ( pulla, kapak shisheje), laps, ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën se me çfarë udhëtojnë njerëzit për të shkuar në një vend më të largët. Lexojani gjëegjëzën për trenin: “Rrotat i ka me hekur. Në hekur shpejt rrëshqet. Bartë me qindra njerëz, nga qyteti në qytet.” (treni). Pyeteni fëmijën se nëse do të ishe trenist/e, cilat vende/ qytete do t’i vizitoje?  Në disa tiketa shënoni qytetet që do të vizitohen. Në një letër të formatit më të madh shenoni me laps rrugën që do të përshkoj treni. Fëmija vizaton vijën tjetër paralele me vijën e vizatuar nga prindi apo kujdestari dhe më pas vizaton vijat në mes. Tiketat me emërtimet e vendeve që do të vizitohen ngjiten me ngjitës në platformën e hekurudhës. Sipas dëshirës për vendet e dëshiruara, mund të vendosen fotografi me karakteristika të atij vendi apo të vizatohen në tiketa. Pasi të përfundohet puna në platformë, fëmija me një lodër në dorë të imagjinuar si tren përshkon vendet. Në secilin vend që ndalet thotë gjëra si: “Tani jam në Mitrovicë, këtu është miniera,” etj. 

Sipas dëshirës mund të përdoren materiale të ndryshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.