Treni i dëshirave

Materialet e nevojshme: Një kuti e kartonit apo plastikës.

Sot do të përgatitet një tren i cili ka lokomotivën dhe pesë vagonë, nga një për secilën nga ditët e javës.  I tregoni fëmijës tuaj që ju do të përgatisni një tren në të cilin do të punoni çdo ditë nga një aktivitet që flet për fëmijën, për shëmbull për familjen, ngjyrat apo ushqimet e preferuara,  si dhe kafshët apo bimët.

Aktiviteti i sotëm do të përqendrohet në ndërtimin e trenit. Për këte aktivitet mund të përdorni kuti kartoni të zbrazët, ose edhe kuti plastike të cilat duhet të lidhen me njëra tjetrën. Lokomotivën fëmija duhet ta bëjë sipas dëshirës, dhe ta ngjyrosë po ashtu ashtu siç i pëlqen, ndërkohë që vagonët duhet të mbeten të pastër në mënyrë që të vazhdohet me aktivitetin ditor.

Çdo vagon duhet të ketë titullin e vet. Për shembull, Mozaiku i familjes time, Ushqimet e preferuara, Mrekullite e Kosovës, Kafshët e preferuara.