Arrijmë në cak
Zhvillimi i aktivitetit: Sot vendosni materiale të ndryshme në dysheme si jastëk, karton, etj. Mund të përdorni çdo lloj ose numër sendesh që janë të sigurta për fëmijën. Ose ndonjë send tjetër që mund të mendoni se do të ishte i sigurt që të zvarritet ose kalojë nëpër të. Nxiteni fëmijën që të zvarritet përgjatë shtegut ndijor apo rrugës që ju e keni shenjuar, duke i kërkuar që të shkoj në fund të shtegut e ta marrë lodrën e preferuar. Ju mund ta vendosni fëmijën mbi një jastëk dhe ta tërhiqni jastëkun, duke e sfiduar fëmijën që të mbajë ekuilibrin gjersa ju e tërhiqni.