Pema e ekuilibrit
Materialet dhe mjetet: shirit ngjitës, dekorime nga letra ose të vërteta
Zhvillimi i aktivitetit: Me anë të shiritit ngjitës formoni një pemë të vitit të ri në dysheme. Në degët e pemës vendosni dekorime të punuara nga letra, apo dekorime të vërteta të pemës. Kërkoni nga fëmija që duke ecur nëpër ngjitës të mbledhë të gjitha dekorimet nga pema duke i vendosur ato në një shportë.
Në fund, lejojeni fëmijën të argëtohet duke hequr ngjitësin nga dyshemeja sepse kështu do ta ushtrojë forcën e duarve dhe gishtërinjve dhe muskujt e vegjël.