Klasifikojmë dekorimet

Materialet dhe mjetet: tepsi me forma, dekorime të pemës së vitit të ri
Zhvillimi i aktivitetit: Ofroni mundësi fëmijës të argëtohet dhe të mësojë koncepte matematikore me këtë aktivitet që nuk kërkon aspak përgatitje. Thjesht vendosni në dispozicion të fëmijës disa topa dekorues me madhësi dhe ngjyra të ndryshme së bashku me një apo më shumë tepsi me forma. Ju do ta shihni se sa shumë do të përfshihet dhe argëtohet fëmija juaj derisa vendosë topat në forma. Ju po ashtu mund t’i kërkoni fëmijës që t’i klasifikojë topat sipas madhësisë apo ngjyrës.