Aeroplani im

Materialet e nevojshme: Letër dhe një shkop të gjatë
Zhvillimi i aktivitetit: Kësaj radhe e kemi një aktivitet po ashtu shumë të dashur për fëmijët tuaj. Aeroplani im është një aktivitet, i cili është shumë atraktiv për fëmijët tuaj, sepse ne kësaj radhe mund ta lëvizim aeroplanin në punim. Ky aeroplan do të shkojë aty ku dëshiron fëmija juaj.

Fillimisht, fëmija juaj ngjyros një letër të bardhë me ngjyrë të kaltër sikur të qiellit dhe në mes e ndajmë një hapësirë të prerë me gërshërë. Në anën tjetër e punojmë aeroplanin në një fletë tjetër, e presim formën e aeroplanit dhe fëmija ngjyros sipas dëshirës së vet aeroplanin. Më pas ngjisni në një karton aeroplanin e vizatuar dhe ngjisni një shkop, i cili do të ju ndihmojë, sikur në foto, ta lëvizni aeroplanin sipas dëshirës suaj.