Llambadari (llusteri) i ombrellave (çadrave).  

Materialet dhe mjetet: Fleta me ngjyra, në mungesë të tyre mund të përdoren fleta të bardha, të cilat ngjyrosen me lapsa druri apo me ngjyra uji. Nevojiten dy shkopinj, gërshërë, ngjitës dhe pipa që përdoren nga fëmijët për të pirë.
Zhvillimi i aktivitetit: Fillimisht mund t’i prezantoni  fëmijës një ombrellë dhe idenë se si mund të krijohet një llambadar (lluster) me ombrella të punuara nga fëmija. Kërkoni nga fëmija që fillimisht të vizatoj ombrellën dhe më pas ta ngjyros atë. Inkurajoni fëmijën që të bëj disa të ngjashme, në të cilat përdorë ngjyra të ndryshme. Gjithashtu inkurajoni fëmijën që të bëj forma të ndryshme të cilat ai apo ajo mendon se mund ta bëjnë edhe më të bukur llambadarin. Në secilën ombrellë (çadër) të vendos nga një numër. Kur t’i ketë përfunduar,  ndihmojeni fëmijën që të bëj formën e llambadarit (llusterit) me shkopinj ( mund të përdoren edhe tuba që krijohen nga letra të cilat shërbejnë si mbajtëse.  Secilën nga çadrat si dhe forma të tjera i lidhim me një pe dhe i varim si llambadar.  Ju lutem përdorni figurën e mëposhtme si model për t’u inspiruar. Gjithmonë inkurajoni fëmijën që të zhvilloj idetë e tij/saj.