Ec e mos prek

Materialet dhe mjetet: fleta të bardha, balona, markerë, shirit ngjitës, shami etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren disa balona dhe fryhen, me marker vizatohen fytyrat e tyre të buzëqeshura. Për aq balona vizatohen shputa të këmbëve. Shputat ngjiten me shirit ngjitës për dysheme duke formuar një rrugicë të ngushtë në mes. Në çdo qifte shputash ngjitet nga një balonë.

Fëmija fillon lojën te fillimi i rrugicës duke mbyll sytë me shami. Prindi apo kujdestari orienton fëmijën “ec- ec” kur fëmija i ofrohet ndonjë balone prindi apo kujdestari thërret ” mos prek” . Gjatë ecjes fëmija duhet të ec drejt, gati-gati me këmbë të mbyllura që të mos prek balonat anash. Nëse fëmija prek ndonjë balonë, stopon në vend, largon shaminë dhe shikon se ku gjendet, dhe e përsërit ecjen nga fillimi. Në rast se fëmija kalon rrugicën pa prek balonat, ai/ajo si shpërblim plas balonën e parë nga vija e fillimit të ecjes. Loja vazhdon sipas dëshirës së fëmijës deri te plasja e balonës së fundit.