Telefoni gjigant

Materialet dhe mjetet: fleta të bardha, markerë, gërshërë, shirit ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën se sa i din numrat e telefonit të anëtarëve të familjes? Provoni të thoni ndonjë numër telefoni duke i thënë nga tre numra, dhe fëmija t’i përsërit. Në fleta të bardha kopjohen  rrathë të cilët priten nga fëmija. Në secilin sipërfaqe rrethore shkruhen numrat dhe simbolet e telefonit të cilët me shirit ngjitës ngjitën për dysheme. Prindi apo kujdestari thotë një numër telefoni, dhe çdo numër përsëritet nga fëmija. Pas përsëritjes fëmija provon të shkel numrat sipas radhës së kërkuar për të formuar numrin e telefonit të ndonjë anëtari të familjes. Sipas dëshirës mund të provohet edhe ndonjë numër tjetër i telefonit.