Mbushim dorodolecin
Materialet dhe mjetet: shishe transparente, topa pambuku apo letre, marker.
Zhvillimi i aktivitetit: Vizatoni një fytyrë dhe pulla në shishen transparente. Kërkoni fëmijës që ta mbushë shishen me topa pambuku apo letre. Për të sfiduar muskujt e vegjël përdorni kapëse për t’i kapur topat e pambukut dhe vendosur në shishe. Lejojeni fëmijën që t’a mbushë dhe zbrazë shishen sipas dëshirës.
Për ta njohur fëmijën me materiale të ndryshme dhe për ta mësuar që t’i vërejë ndryshimet mes tyre, mund ta përdorni një shishe plastike dhe një shishe xhami.