Çanta vezulluese

Materialet dhe mjetet: shishe, qese, vaj, ujë, letra vezulluese

Zhvillimi i aktivitetit: Një shishe ujë të përzier me vaj ose qesen mbusheni me vaj si dhe me letra vezulluese. Mbylleni mirë që të mos depërtojë vaji jashtë qeses. Sigurohuni që të shtoni shkëlqim dhe vezullim të mjaftueshëm që të tërheq vëmendjen e fëmijës. Lëreni fëmijën tuaj të prekë, të ndiejë dhe të shtypë këtë çantë shqisore të bërë në shtëpi, e cila është e lehtë për t’u bërë dhe për t’u mbajtur.