Krijojmë kujtime të bukura duke festuar

Materialet dhe mjetet: topa zbukurues të bardhë, ngjyra kuzhine.

Zhvillimi i aktivitetit: Përvishni mëngët sot edhe ju edhe fëmija. Shtroni një mbulesë në dysheme dhe uluni së bashku mbi të. Lyeni me ngjyrë dorën e fëmijës dhe lejojeni fëmijën t’i kapë topat e bardhë dekorues. Lejojeni t’i lyejë duart e tij/saj të vogla me shumë ngjyra dhe kështu do të krijoni topat të bukur për të zbukuruar pemën e fundvitit si dhe kujtime të mrekullueshme me duart e vogla të fëmijës suaj.