Topat e pambukut
Mjetet dhe materialet: pambuk ose në mungesë të tij letër e bardhë, tepsi me forma, enë e thellë.
Zhvillimi i aktivitetit: Uluni bashkë me fëmijën në dysheme ose në divan. Bashkë me fëmijët, bëni topa të vegjël nga pambuku. Tregojini fëmijës se si po i bëni dhe ai/ajo do t’ju imitojë. Më pas, ofroni tepsinë me forma afër fëmijës dhe kërkojini që t’i mbushë format me topat prej pambuku, OSE në mungesë të tij edhe me topa prej letre.