Numërimi me balona

Materialet dhe mjetet: balona, marker.
Zhvillimi i aktivitetit: Fryni balonat bashkë me fëmijët dhe shënjoni me markera me numra nga 1 deri në 12. Vendosni së bashku balonat në forme rrethi për të simbolizuar orën. Edhe nëse rrethi nuk është shumë i rrumbullakët, nuk ka problem, mjafton që t’i vendosni së bashku. Numëroni balonat së bashku më fëmijën duke i prekur dhe duke i thënë numrat. Ju i thoni në fillim e pas jush edhe fëmija.
Pastaj nëse fëmija nuk e ka problem, shpërtheni balonat një nga një duke imituar numërimin e sekondave gjatë ndërrimit të moteve.