Reja me balona
Materialet dhe mjetet: balona, qese të mëdha, apo rrjetë
Zhvillimi i aktivitetit: Merrni një apo disa qese të mëdha të mbeturinave, perde apo ndonjë rrjetë ose material tjetër të lehtë dhe ngjiteni me ngjitës në katër qoshet e saj në tavan. Fryni balonat dhe vendosini ato aq sa i zë hapësira që është krijuar. Një anë të perdes, apo qeses lidheni me një litar. Lëshoni muzikë dhe vallëzoni me fëmijën. Gjersa vallëzoni, jepni litarin fëmijës që ta tërheqë dhe shijoni vërshimin e balonave nga “reja”.