Vizatojmë zogun me ndihmën e duarve
Për lojën sot ju duhen vetëm disa letra të bardha ose gazetë e vjetër, ose revistë e vjetër, lapsa, ngjyra uji ose tempera, ngjitës dhe gërshërë për fëmijë.
Bazuar në fotot më poshtë nxisni fëmijën tuaj të vizatojë zogun me ndihmën e duarve. Vendosni ju duart tuaja dhe fëmija të vizatojë duke i kufizuar duart tuaja me laps dhe me pas shtoni dhe sytë e gojën. Flisni për zogun me fëmijët tuaj, si fluturon, çka ha etj.
Mënyra tjetër është të ngjyrosë fënmija juaj vetë pëllëmbën e dorës së tij, më pas ta ngjesë dorën në letër duke u munduar të formojë zogun sikur në foto më poshtë. Lejojeni fëmijën të provojë t’i presë format e zogjve me gërshërë. Nëse e ka të vështirë, atëherë i tregoni se mund ta grisë letrën sipas formës së zogut dhe t’i ngjisë zogjtë ose në një letër më të madhe ose edhe te dera, ose te dollapi i tij/saj apo edhe te muri për disa ditë.
Më pas bisedoni me ta për zogjtë: sa zogj ka parë, çfarë ngjyrash kanë pendlat e tyre, si këndojnë zogjtë, pse janë kaq të mirë, me se ushqehen etj…