SHIKOJMË ZOGJTË ME DYLBI

Meqenëse do të shihni shumë zogj tek vijnë pas ushqimit që keni përgatitur ditën e kaluar, ju duhen një palë dylbi për t’i shikuar më mirë 😊

  • Për të punuar dylbitë do të iu duhen dy tuba të zbrazëta të letrës së toaletit, letër, ngjitës, ngjyra dhe spango ose pe.
  • Jepini fëmijës një copë letre të bardhë ose thjesht tubin e toaletit që të ngjyrosë apo vizatojë në të çfarëdo që ai/ajo dëshiron. Sido që ta vizatojë apo ngjyrosë, është shumë bukur.
  • Tregoni fëmijës që të ngjitë të dy tubat bashkë me ngjitës apo të bëjë një vrimë dhe ta lidhë me pe apo spango, për të krijuar dylbitë. Ju mbikqyreni fëmijën dhe ndihmojeni vetëm kur ai/ajo ju kërkon ndihmë.
  • Në të dy anët, fëmija le të bëjë nga një vrimë dhe të vendosë perin, spangon, apo lidhësen e këpucëve në mënyrë që të mund t’i varë në qafë.
  • Përdorni dylbitë për të shikuar zogjtë, apo objektet e tjera afër ose larg dritares ku jeni dhe bisedoni me fëmijën se kush është më afër, kush është më larg, cili duket më i madh apo më i vogël, sa zogj po shikon etj.
  • Dylbitë ruajini edhe kur dilni për shëtitje.