Gurëzit me ngjyra
Sot është koha për art në piknik. Mblidhen gurët (me madhësinë aq sa mund t’i mbledhë dora e vet fëmijës) që gjenden në obor apo në parkun para banesës suaj.
Kur mbledhim të paktën 10 deri 20 gurëz të fillojmë t’i klasifikojmë në dy enë, gurëzit e mëdhenj në një anë dhe gurëzit e vegjël në anën tjetër. Flasim për madhësitë me fëmijët tanë dhe kuptojmë dallimin-e madhe e vogël.
Fëmijët do të ngjyrosin gurëzit me pika apo me ngjyra të ndryshme, rujini këta gurëz të ngjyrosur derisa teren dhe më pas vendosni ne saksitë e shtëpisë suaj tek dheu – në këtë mënyrë ndihmoni në ngritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të fëmijës suaj. Ai ndihet mirë që puna e tij vlerësohet dhe ka motiv të vazhdojë të krijojë gjëra të reja.