Gjëegjëza me hije

Fëmijët kënaqen kur luajnë me hijen e trupit të tyre. Përveç kënaqësisë mësojnë për ndërvperimin e dritës, hijeve dhe largësisë dhe të shprehurit krijues.

Zhvillimi i lojës: Zhvillohet gjatë ditës kur dielli ndriçon më shumë duke luajtur me trupin e tij/saj në hije duke krijuar edhe personazhet e tij/saj të pëlqyera.

Pjesa tjetër e lojës luhet në mbrëmje ku merren disa lodra apo fruta dhe vendosen mbi tavolinë nga ku do të ndriçohen me llampë të dorës apo me llampë të telefonit. Në mes të fëmijës dhe prindit apo kujdestarit mund të vendoset një pengesë aq sa e pamundëson të shohë fëmija objektin që do të ndriçohet.

Njoftohet fëmija se si  quhet loja dhe se si luhet. Merret psh. një mollë dhe ndriçohet në mur ku mund të pasqyrohet më mirë. Pyetet fëmija “çfarë është?”. Veprohet edhe me gjësende të tjera që janë përzgjedhur për lojë.

Më pas, duke u dhënë edhe duarve pozita të ndryshme, mund të fitohen edhe figura të tjera të kafshëve dhe shpezëve. Nxitet fëmija të provojë  lëvizje të duarve dhe gishtave për të bërë figura me hije si psh, shqiponjën sikur flutoron, lepurin etj.