Zogjtë në dritaren time

Materialet dhe mjetet: Letra dhe ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Filloni t’ua shpjegoni fëmijëve se si zogjtë kthehen në pranverë.

Pranvera po vjen dhe zogjtë që kanë shtegtuar në vende të nxehta tani po kthehen sepse duan të jetojnë në vende të nxehta. Po ti zemër, ku ke dëshirë të jetosh? Kthehuni me këto pyetje tek fëmijët tuaj. Të pëlqen më shumë i nxehti apo i ftohti, çfarë të mira na sjell pranvera? Pas kësaj bisede vazhdojmë me aktivitetin duke i treguar atyre që është koha që në fillim zogjve t’u tregojmë se ne duhet t’i thërrasim ata që të kuptojnë që tek ne ka filluar i nxehti. E si t’u tregojmë? T’u tregojmë duke i vendosur vizatimet e zogjve në dritaren tonë, kur kalojnë disa zogj dhe e shikojnë që ne kemi vendosur në dritaren tonë zogjtë dhe po i presim, ata do të gëzohen shumë dhe do t’i thërrasin shokët dhe shoqet që janë më larg që të vijnë tek vendi jonë për të na zbukuruar pranverën.

Me disa letra dhe zgjyra, së bashku me fëmijën tuaj filloni t’i modeloni zogjtë sikur në foto dhe vendosini në dritaren tuaj në mënyrë që fëmija juaj të këtë idenë se u ndihmon zogjve që të vijnë në vendin tonë.