Lëvizim topthat/lodrat

Zhvillimi i aktivitetit: Sot ju nevojitet një qese, disa toptha të vogla prej letre ose toptha me ngjyra ose lodra të vogla, dhe një ngjitës.

Sikur senë foto, vendosini topthat apo lodrat e vogla brenda në qese dhe qesen ngjiteni me ngjitës në mur ose tek dera, aq lart sa të mund t’i arrijë fëmija [nëse fëmija ecën, ngjiteni më lartë]. Nxiteni që t’i prekë, zhvendosë, e të luajë me topthat apo lodrat brenda qeses. Qëndroni afër dhe përgëzojeni kur e lëviz një lodër ose topth. Flisni qartë dhe shkurt me fëmijën dhe shikojeni në sy kur e përgëzoni.