Zogjtë i duan portokajtë

Materialet dhe mjetet: Portokall dhe ushqime të shtëpisë

Zhvillimi i aktivitetit: Edhe prindërit edhe fëmijët do të fitojnë sot një informacion të ri lidhur me zogjtë. A e dini që zogjtë e duan aromën e portokallit? A e dini që zogjtë nuhasin nga lart aromën e portokallit? Edhe pse e duan aromën, ata nuk e hanë portokallin. Ejani sot të bëjmë një ndryshim në ushqimet e zogjve me fëmijët. Merrni ushqimet që keni në shtëpi, susam, bukë bajat apo edhe fara dhe futini brenda lëvores së portokallit. Zogjtë e duan dhe e ndjejnë nga larg aromën e portokallit dhe ata afrohen për t’u ushqyer.

Lini portokallin jashtë në dritare që të vijnë zogjtë për t’u ushqyer në mënyrë që fëmijët tuaj të shohin çdo mëngjes si po ushqehen zogjtë me ushqimet që ata i lënë jashtë. Kështu ne ua mësojmë fëmijëve tanë kujdesin ndaj çdo gjallese në natyrë.