Ushqimet e shëndetshme

Materialet dhe mjetet: Disa shkopinj dhe pemë, çfarëdo që keni në shtëpi.

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet ka për qëllim që t’i stimulojmë fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme duke i servuar ato në mënyra të ndryshme. Sot t’i presim pemët apo perimet në copë të vogla dhe t’i zbukurojmë shkopinjtë me perimet apo pemët që i kemi në shtëpi dhe t’i vendosim bukur sikur në foto. Kaloni një ditë me ushqime shumë të shëndetshme dhe bisedoni me fëmijët për vitaminat dhe dobitë e ushqimeve.