Si zogu në fole

Zhvillimi i aktivitetit: Në një shportë të madhe sot vendosni disa materiale të buta rreth e qark saj dhe uleni fëmijën në të.  Vendosni edhe disa lodra të fëmijës brenda ose topa të vegjël, letër zbukuruese me ngjyra, apo çkado që mund të shërbejë si lodër për  fëmijën. Mjafton të jetë e pastër, e sigurtë dhe e përshtatshme për moshën e fëmijës. Luani së bashku, duke e lejuar fëmijën që të manipulojë me lodrat dhe t’i lëvizë nëpër shportë.