Zemrat që simbolizojnë dashurinë
Materialet dhe mjetet: Karton, ngjyra dhe ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Shpjegoni fëmijëve tuaj që dashuria është për çdokënd dhe mes çdokujt. Dashurojmë fëmijët, dashurojmë gjyshërit, hallën, tezet apo edhe fqinjët. Dashurojmë mësuesen dhe shokët e shoqet. Me këtë aktivitet filloni duke biseduar rreth të shprehurit të dashurisë dhe të shprehurit të mirësisë. Filloni të tregoni që të fillojmë të shprehim dashuri ndaj njerëzve duke i dhuruar punimet tona me zemra të cilat tregojnë se sa shumë i duam ata. Karton të thjeshtë që kemi secili në shtëpi së bashku me fëmijën tuaj i prisni në forma zemre të vogla dhe më të mëdha dhe i bashkoni sikur në foto, duke i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme. Dhuroni këto zemra tek njerëzit që i do shumë fëmija juaj dhe mësoni fëmijën ta shprehë dashurinë e vet ndaj të tjerëve.