Zemra ime

Zhvillimi i aktivitetit: Vetëm kaq ju duhet sot: një tub letre  të cilin e krijoni vetë ose e ripërdorni tubin pasi të harxhohet letra e kuzhinës ose tualetit, dhe pak ngjyrë ushqimi ose bojë bio [boja bio = pak çokollatë e shkrirë dhe e holluar me ujë, ose lëngu nga lakra e kuqe e zier, apo çfarëdo ideje tjetër që ju bie ndër mend nga ushqimet me ngjyra në shtëpi].

Ju mund t’i ofroni fëmijës një letër ose një pecetë të bardhë, tubin e letrës të përthyer sikurse në foto ose në cilëndo formë që ju doni,  dhe një tas me ngjyrë. Merreni edhe ju një tub letre dhe demonstroni fëmijës se si ta mbajë tubin, si ta lyejë në bojë dhe si ta bëjë figurën. E pastaj lejojeni të provojë sa herë të dojë e ta vendosi  tubin si të dojë. Ju sigurojmë që do të kënaqet, edhe nëse e fut në dorën me bojën bio, s’ka gjë. Kujdesuni që t’i tregoni se duhet t’i bëjë figurat vetëm në letrën/pecetën e dhënë.

Për fëmijët më të vegjël, ju mund të bëni një kapëse rrobash si vulë, duke ngjitur në një anë të saj një figurë çfarëdo.