Ylberi im

Materialet dhe mjetet: Letra me ngjyrë dhe pambuk apo palloma shtëpie
Zhvillimi i aktivitetit: Në qiell një dukuri që shumë rrallë e shohim por që fëmijët e duan shumë është ylberi. Shpjegoni fëmijës suaj se kur del ylberi në qiell dhe kur fillon qielli të marrë ngjyra ngjyra. Pasi që ylberi del pas shiut, për shi na duhen retë, prandaj fillojmë fillimisht me retë e më pas vazhdojmë me ngjyrat e ylberit. Sa ngjyra ka ylberi, sa dëshiron fëmija juaj t’i vendosë në ylberin e tij, flisni dhe për çdo detaj të punimit bisedoni me fëmijët tuaj. Retë me palloma ose pambuk me ndihmën e ngjitëses t’i formojmë të buta ashtu siç duken, po ashtu do t’i japim mundësi që me anë të letrave të holla me ngjyra të formojnë ylberin. Çka është më e rëndësishme që nëse nuk keni letra me ngjyrë mund të kërkoni nga fëmija juaj që t’i ngjyrosë fletat një nga një dhe të fitoni një ylber që e vendosni në xhamin e dhomës suaj.