Valët e detit me krehër

Në një letër të bardhë pika-pika vendosim bashkë me fëmijën tempera me nuanca të ndryshme të të kaltërtës, të bardhës dhe disa shumë pak edhe të gjelbërtës. Me ndihmën e një krehëri, sikur në foto, modelojmë zik-zak valët e detit duke fituar një punim artistik me valët e detit.

Qëllimi i lojës është të mësojmë fëmijët të përdorin mjete shtëpiake në aktivitete për të zhvilluar sa më shumë kreativitetin dhe imagjinatën e tyre se si mund të bëjmë me gjëra të thjeshta aktivitete të ndryshme.