T’i shpëtojmë topat në detin me valë duke u freskuar

Në një kovë vendosim ujë dhe disa topa apo lodra më të vogla. Prindi e lëviz ujin, e rrotullon duke i bërë valët brenda kovës dhe duke e sfiduar fëmijën që shpëtimin e topave apo lodrave ta ketë më argëtuese.

Fëmija duhet, me ndihmën e këmbëve nga deti me vale, të shpëtojë lodrat dhe topat te një kovë pa ujë. Nëse bëhet gara me prindin apo fëmijët tjerë në familje loja bëhet edhe më atraktive. Sa herë që fusin këmbët fëmijët në ujë, prej lëvizjeve shkaktohen valët dhe argëtimi është i garantuar.