Deti në fletën time

Në një kovë të madhe mbushim bashkë me fëmijët ujë të ftohtë deri në gjysmë. Më pas, sikur në foto, ngjyrën e kaltër tempero e përziejmë me shampon të enëve dhe spërkasim në ujë pika-pika me brushën e lyer. Nëse keni disa nuanca të ngjyrës së kaltër, më të hapur apo më të mbyllur, përzini edhe ato me pak shampon me brushën tuaj dhe pike-pikë vendosini ngjyrën sikur në foto. Më pas vendosni fletën butësisht mbi ujë në mënyrë që të ngjiten ngjyrat dhe largoni ngadalë. Do të keni një punim me ngjyrime të detit në fletën tuaj. Të mësojmë fëmijët të përjetojnë përvoja të ndryshme me materiale të thjeshta.