Unë do të bëhem shkencëtar/-e

Materialet dhe mjetet: Pallomat e kuzhinës dhe ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet është shumë i dashur për fëmijët, sepse ata sot po bëhen shkencëtarë. Profesioni i shkencëtarit është një ndër profesionet që i përshtatet më së shumti kësaj grupmoshe, ngaqë mosha 3-4 vjeç kanë kureshtje të lartë për të zbuluar gjëra të reja.

Në një pallomë kuzhine vizatoni një ylber me fllamastera ngjyra-ngjyra sikur në foto dhe shpjegoni fëmijës suaj që si shkencëtar do të bëjë një zbulim shumë të rëndësishëm duke e lagur pallomën me ujë. Shtrini pallomën e ngjyrosur në një pjatë dhe dalëngadalë derdhni ujë mbi të, ndërsa fëmija juaj do të shohë zbulimin që po ndodh me eksperimentin.