Kapërce lumin

Materialet dhe mjetet: letër, shirit ngjitës apo çfarëdo litari.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot vëni trupin e fëmijës në lëvizje me një aktivitet që nuk kërkon shumë përgatitje. Thjeshtë bëni disa vija horizontale ne dysheme me anë të një shiriti ngjitës, apo ndonjë litar tjetër që mund ta keni në shtëpi. Tregoni fëmijës se do ta luani një lojë dhe se ai duhet të shkelë në vijat që i keni bërë kinse për të “kaluar lumin”. Pastaj kërko nga fëmija që këtë ta bëjë me veprime të ndryshme. Për shembull: kapërce lumin duke u hedhur me të dy këmbët, me njërën këmbë, duke i kaluar dy vija menjëherë, duke i përdorur këmbët dhe duart, etj. Vazhdo me veprime të ndryshme aq sa fëmija ka dëshirë dhe duke ia përshtatur sfidat nivelit të shkathtësisë së fëmijës.