Ujisim lulet në natyrë

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët kanë shumë dëshirë të luajnë me ujin. Sot dilni së bashku në oborr ose në park apo në ballkonin e shtëpisë suaj, aty ku ka lule, bimë  ose pemë.  Ofrojini fëmijës një shishe të përshtatshme për dorën e tij/saj. Shishen mbusheni me ujë dhe në kapakun e saj bëni disa vrima ashtu që uji të mos derdhet shumë.  Lejojeni ta ujisë çfarëdo bime, lule, apo pemë që e sheh në park apo në oborr. Edhe nëse fëmija është i vogël, mbajeni në krahë dhe lejojeni që t’i ujisë vetë lulet.