Ujitja e luleve

Materialet dhe mjetet: bimë dhe shishe spërkatëse.

Zhvillimi i aktivitetit: Përgatitja për këtë lojë është shumë e thjeshtë. Tërë ajo që ju nevojitet janë lulet apo bimët që i keni në shtëpi, oborr apo në ndonjë park dhe një shishe spërkatëse.

Aktivitetin mund ta bëni si brenda ashtu edhe jashtë.

Fillimisht bisedoni me fëmijën se si lulet dhe bimët tjera kanë nevojë për ujë dhe diell në mënyrë që të rriten. Tregoni fëmijës që bimët që janë jashtë kryesisht ujiten nga shiu, ndërsa për ato që i keni brenda kujdeseni ju që t’i ujisni. Pastaj mbusheni një shishe spërkatëse me ujë, dhe tregoni fëmijës se sot do të jetë radha e tij/saj që t’i ujisë lulet dhe bimët jashtë. Tregoni se si duhet ta përdorë shishen duke praktikuar me të dhe duke i treguar se si duhet ta mbajë atë. Lejoni fëmijën t’i spërkasë lulet, barin, bimët dhe pemët duke i treguar se kështu i ndihmon ato që të rriten dhe të jetojnë.

Në qoftë se  fëmija juaj e ka të vështirë të manovrojë me shishe spërkatëse, aktivitetin mund ta bëni me një ujitëse apo shishe të thjeshtë.