Krijojmë pranverën me brumë

Materialet dhe mjetet: brumë dhe materiale të mbledhura në natyrë.

Zhvillimi i aktivitetit: Nxirreni fëmijën për një shëtitje në natyrë dhe së bashku mblidhni lule, gjethe, bar, degë të vogla, gurë, etj. Sillni këto materiale brenda dhe vendosni në një enë së bashku me brumin që keni përgatitur.

Tani ftojeni fëmijën që të luajë dhe të bëjë gjurmë në brumë duke përdorur materialet e mbledhura në natyrë. Lejoni fëmijën që të luajë dhe krijojë forma sipas dëshirës së vet.