Lulet e mia

Materialet dhe mjetet: një shishe e zbrazët.

Zhvillimi i aktivitetit: Për t’i bërë lulet e juaja me ngjyra, kësaj radhe iu duhet një copë e madhe letre, një shishe e zbrazët dhe ngjyrë.

Vendoseni ngjyrën në një pjatë të rrafshët dhe zhyteni fundin e shishes në ngjyrë, pastaj vendoseni mbi letër për të bërë gjurmën e lules. Demonstrojeni ju fillimisht këtë për fëmijën, dhe pastaj lejoni atë t’i bëjë lulet e tij. Kapakun e shishes mund ta përdorni për ta bërë mesin e lules. Tregoni fëmijës se si po krijohen petalet e lules me fundin e shishes së ngjyrosur. Lejojeni pastaj fëmijën ta shfaqë kreativitetin e vet, sepse mund të ketë ide të tjera apo të dëshirojë të përdorë në ndonjë formë tjetër shishen dhe ngjyrat, apo të kërkojë edhe materiale tjera për ta bërë lojën dhe ngjyrosjen edhe më argëtuese.

Përpos shishes ju mund ta përdorni edhe tubin e letrës së tualetit të prerë në fije, apo pirunin e kuzhinës (sikur në fotografitë më poshtë) për të bërë gjurmë të luleve të ndryshme.