Transferojmë

Për këtë aktivitet ju duhen mjetet që të gjithë i kemi në familje. Ju duhen bizele, ose kapakë të shisheve, bonbone, topa të vegjël prej letre apo çdo gjë tjetër që mund të futet në një tas. Ju duhen dy tasa, një kapëse e sallatës, një lugë e gjellës, një garuzhdë [pehare].

– Vendosini të dy tasat përpara fëmijës. Në njërin prej tyre tashmë i keni vendosur objektet ose lodrat kurse tasi tjetër është bosh.

– Fëmija duhet që me lugën e gjellës ta marrë një objekt nga tasi i mbushur dhe ta vendosë atë në tasin tjetër që është bosh.

– Më vonë fëmija mund ta provojë sërish të njëjtën gjë me garuzhdën ose me kapësen e sallatës.

– Përgëzojeni fëmijën për përpjekjet që ai/ajo i bën për t’i transferuar objektet nga njëri tas në tjetrin.