Të punojmë si ora

Për ta mësuar matjen e kohës me orë duhet të ndërtohet një model i orës me karton (ose pjatë plastike, etj.) dhe me kapakë të shisheve plastike gjë që është shumë e përshtatshme për këtë moshë.

Në secilin kapak shënohen numrat nga 1 deri në 12, dhe në mes vendosen akrepat me pineska me kokën me ngjyra apo gjilpëra me kokë.

Fillohet duke e pyetur fëmijën: në sa ora je zgjuar sot? Në sa ora e ha mëngjesin? Po drekën? Në sa ora shkon për të fjetur? e të ngjashme.

Merreni një orë me numra dhe bisedoni për akrepat (i madh, i vogël) dhe lëvizjen e tyre.

Tregoni kur është ora 1, 2, 3, etj. duke treguar se ku gjenden akrepat kur bëhet ora 1, 2, 3, etj.