Numrat në familje

Sot  nuk ju duhen mjete e lodra specifike, sot fëmijëve ju duhet vetëm koha juaj.

– Vendosni që sot të jetë dita e numrave. Provoni që sot për çdo gjë që flisni ta theksoni numrin, për shembull: ne kemi 3 lule në shtëpi, unë i lava 2 duart dhe 10 gishtat e mi, në tavolinë janë 4 gota etj.

– Numëroni së bashku duke e bërë lojën edhe pak më të vështirë – ju thoni “Unë shikoj 4 gjëra me ngjyrë blu”, dhe fëmija duhet t’i gjejë e t’i numërojë ato 4 gjëra; ju thoni “Unë shikoj 7 sende të  bardha”, dhe fëmija i gjen ato duke i numëruar dhe duke e thënë emrin e secilit send; ju thoni “Unë shoh 3 katrorë të kuq”, dhe fëmija i gjen ku janë e kështu me radhë.  

Sipas moshës së fëmijës ju mund edhe të kërkoni prej tij/saj që t’ju tregojë se për çfarë shërbejnë ato gjëra që ata i gjejnë. Ndërroni rolet, kjo e bën lojën shumë interesante.

  • Data
  • Kategoria
  • Shpërndaj