Sporti i preferuar

Bisedoni sot me fëmijët tuaj për sportet. Lejojini t’ju tregojnë se cilat sporte i njohin, sa i njohin rregullat e tyre, dhe cili prej tyre është sporti i preferuar i tij/saj.

Më pas së bashku,  e krijoni fushën për sportin e preferuar dhe i vendosni  rregullat e lojës së bashku:

– Koshin e basketbollit në miniaturë

– Fushën e futbollit

– Lojën e tenisit apo ping-pongut

– Gjimnastikën

– Alpinizmin …. etj

Luani të paktën 30-40 minuta së bashku, brenda në shtëpi ose jashtë në natyrë. Sigurohuni që po i respektoni rregullat e vendosura dhe që fëmija po argëtohet.