Loja e memories

Sot do t’i angazhojmë fëmijët në lojën e memories dhe për këtë do të na duhen lodrat e tyre: kafshët, makinat, topat me ngjyra ose çdo gjë tjetër që fëmija e konsideron lodër.

Kjo lojë duhet të zhvillohet gradualisht, pra fillohet me dy lodra e pastaj shtohen një nga një.

– Vendosini në tavolinë ose në dysheme dy lodra dhe kërkoni prej fëmijës që t’i shikojë ato me kujdes për  rreth 3-5 sekonda. Më pas fëmija e kthen kurrizin dhe  ju e hiqni një lodër. Fëmija kthehet përsëri para dhe duhet ta gjejë se cila lodër mungon.

– Shtoni një nga një lodrat apo objektet e tjera.

– Nga fundi i lojës provoni të hiqni edhe më shumë se një lodër, dhe shikoni se a do të mund t’i gjejë fëmija të gjitha ato lodra që mungojnë.

– Loja mund ta përfshijë edhe ndërrimin e vendeve ku ishin vendosur lodrat – dhe fëmija duhet t’i kthejë ato ashtu siç ishin vendosur në fillim.

Ndërroni rolet dhe gjatë tërë lojës e përgëzoni fëmijën.