Na ishte njëherë…

Rehatohuni së bashku me fëmijën në këndin e tij/saj të leximit. Vendosini në të disa libra me figura për fëmijët apo edhe libra të tjerë.

– Lejojeni fëmijën që ta përzgjedhë se cilin libër do ta ‘lexoni’ së bashku sot.

– Në fillim ju e lexoni librin/tregimin e tij/saj të preferuar. Lexojeni qetë, ngadalë dhe qartë.

– Më pas i tregoni fëmijës që është radha e tij/saj për t’i ‘lexuar’ figurat që janë në tregim.

– Pyeteni fëmijën gjatë ‘leximit’ të tij/saj, ndryshojani rrjedhën e ngjarjes, pyeteni se a do të mund të përfundonte ndryshe tregimi apo ngjarja? Cila është dëshira e tij/saj për fundin e ngjarjes, tregimit dhe pse?

– Inkurajojeni fëmijën që ta shprehë mendimin dhe ta thotë atë qartë…si dhe përgëzojeni për përpjekjen.